You are here
Home > Futboll Bota > Mëkat që i ka thënë “jo” Shqipërisë! Ajeti tregon aftësitë e një bomberi të vërtetë

Mëkat që i ka thënë “jo” Shqipërisë! Ajeti tregon aftësitë e një bomberi të vërtetë

Albian Ajeti do të kishte qenë një ndihmë më shumë për sulmin e përfaqësueses shqiptare me nuhatjen që ka para portës, atë të një bomberi të vërtetë brenda zonës së rreptësisë. Por fatkeqësisht, një nga dy vëllezërit e Arlind Ajetit, ka vendosur që të përfaqësojë Zvicrën dhe shumë shpejt do të jetë rregullisht në fushë përkrah Xhakës, Shaqirit, behramit e Xhemajlit.

Një mëkat, pasi aftësitë e tij mund t’i kishin bërë punë skuadrës së drejtuar nga Panuçi, ndoshta në një dyshe sulmi ku rreshtohej përkrah Sadikut. Ajeti ka treguar edhe sot se sa vdekjeprurës është në zonë, duke shënuar 2 gola në suksesin 5-1 të Bazel ndaj kampionëve të Jang Bojs.

Sulmuesi shënoi golin e parë me një kthesë të shpejtë në zonë në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa në të dytën, ishte i aftë të shmangej nga mbulimi i mbrojtjes, për të dërguar topin në rrjetë pas një goditje dënimi. Dy gola sulmuesi tipik, pikërisht ato për të cilët Shqipëria do të kishte pasur shumë nevojë.  / Vipsport.al

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top