You are here
Home > Featured > Luftë në Santiago Bernabeu, Kimmich dhe Benzema protagonistë të saj

Luftë në Santiago Bernabeu, Kimmich dhe Benzema protagonistë të saj

Sfida e shumëpritur Real Madrid vs Bajren Mynih është hapur me një ashpërsi të madhe drejtuar drejt sulmit. Aksionet kanë shoqëruar ndeshjen që në sekondat e para. Spanjollt vijnë në këtë ndeshje me një fitore 1-2, që i favorizon më tepër ata drejt kualifikimit. Mirëpo, ky rezultat duket se ka motivuar Bajren për të synuar akoma më tepër fitoren.

Rezultati është zhbllokuar që në minutat e para me një goditje të shënuar nga Kimmich, minutën e tretë. Lufta për kualifikim duket se nuk po lë hapsira për tu demoralizuar. Real Madrid për pak minuta do të barazojë rezultatin në 1-1. Minuta e 11 i ka dhuruar Benzema, një top të artë që u shënua me mjeshtëri nga ai. Lewandovski, nuk ka mundur të përfitojë nga një pas shumë pranë portës në minutën 30. Skuadra gjermane ka patur një kontroll më të lartë të topit, dhe ka kërcënuar disa herë portën e kundërshtarit, ku bie në sy aktivizimi i lartë i sulmuesit Lewandovski. Megjithatë pjesa parë u mbyll me rezultatin 1-1, duke e lënë sfidën të hapur për minutat në vazhdim.

Eliza Gjediku/ SHAIPERIA.CH

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top