You are here
Home > Futboll Bota > Lotito vendos në dispozicion 60 milionë euro, sytë tashmë janë drejtuar nga “gjeniu” Tare

Lotito vendos në dispozicion 60 milionë euro, sytë tashmë janë drejtuar nga “gjeniu” Tare

Një zhgënjim që tashmë duhet lënë pas ishte ai për Lacion, që është mundur nga Interi me rezultatin 2-3, duke humbur mundësinë e pjesëmarrjes në “Champions League”.

Në klubin lacial janë duke menduar për projektin  e sezonit të ardhshëm, për përsëritur suksesin e këtij sezoni, duke qenë një nga skuadrat më të mira në Serinë A, pavarësisht dështimit në momentin final. Vlerësimet të mëdha në këtë sezon ka pasur për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren.

Zbulimet gjeniale të Tares kanë qenë të shumta, ndërsa këtë sezon vlerësohet më së shumti Milinkoviç-Saviç, kartoni i të cilit ka shkuar në 100 milionë euro. Lotito ka vendosur 60 milionë euro në dispozicion të Tares, për të bërë merkaton e verës dhe për të përforcuar skuadrën. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top