You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Loja dhe rezultatet që nuk të japin “Shpresat”, Bosnja na nxjerr kokulur nga “Elbasan Arena” (VIDEO)

Loja dhe rezultatet që nuk të japin “Shpresat”, Bosnja na nxjerr kokulur nga “Elbasan Arena” (VIDEO)

Shpresat e kanë humbur takimin ndaj Bosnjes në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2, në ndeshjen e arbitruar nga Enea Jorgji. Ky ishte një test miqësor për Kombëtaren e drejtuar nga ana e Alban Bushit, për të evidentuar elemente të rinj që mund t’i shërbejnë edhe teknikut italian, Panuçi.

Megjithatë ky i fundit nuk ka luksin e përzgjedhjes nga ky grup lojtarësh, që edhe në ditën e sotme ka treguar një nivel që lë shumë për të dëshiruar. Bosnja ka fituar me dy gola diferencë, duke e administruar gjithçka nga fillimi dhe duke përfituar edhe nga gabimet qesharake të bëra në vendosjen e mbrojtjes. Një tjetër rezultat negativ për Shpresat, të cilat nuk premtojnë aspak me lojën e zhvilluar dhe rezultatet e marra. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Minutë pas minute

90’+5′ Përfundon takimi. Shqipëri U-21-Bosnje U-21 0-2.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka pesë minuta shtesë.

84′ Një gabim trashanik në vendosjen mbrapa na kushton edhe golin e dytë. Rashiti gabon në vendosje, ndërsa Kuzmanoviç nuk e ka të vështirë të shënojë të dytin. Shqipëri-Bosnje 0-2.

77′ Andujiç i vetëm përballë Selmanit, kërkon të pasojë dhe të nxjerri shokun e skuadrës me portën e boshtatisur, por Duka na shpëton nga goli i dytë.

72′ Zëvendësim i detyruar te Bosnja. Radiliç merr vendin e Mihojeviç.

63′ Tjetër gabim nga ana e mbrojtësave të Shqipërisë, ndërsa kërkohet ndërhyrja e Selmanit për të shpëtuar golin e dytë.

60′ Sërish zëvendësim te Shpresat. Bare largohet dhe vendin e tij e merr Duka.

55′ Zëvendësime nga Bushi. Kallaku dhe Bushaj marrin vendin e Sahitit dhe Malaj.

46′ Nis pjesa e dytë. Rashiti dhe Spahiu merr vendin e Et’hemit dhe Kolaj.

45′ Përfundon pjesa e parë, nuk ka asnjë minutë shtesë. Shqipëri-Bosnje 0-1.

35′ Mala hap një top të bukur në krahun e djathtë të sulmit të Shqipërisë, por krosimi i Et’hemi është për t’u harruar.

27′ Selmani kthehet në hero, teksa ka ndalur Daniloviç në duelin tek për tek, duke i mbajtur ende në lojë Shpresat.

24′ Peço del bukur në krahun e djathtë, por Cake e ka ndalur pasimin në zonë.

19′ Rubin Hebaj i afrohet golit të barazimit, por goditja e tij me kokë ndalet në shtyllë.

11′ Zhbllokohet takimi në “Elbasan Arena”, teksa Dujakoviç i gjendur i harruar përballë Selmanit, nuk e ka të vështirë të gjejë avantazhin. Shqipëri-Bosnje 0-1.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojë vendasit.

Shqipëri U-21-Bosnje U-21 0-2 (Dujakoviç 11′, Kuzmanoviç 85′)

Arbitër: Enea Jorgji

Shqipëria: Selmani, Mala(Bushaj 55′), Ceka, Shaba(Krymi 62′), Cake, Sahiti(Kallaku 55′), Bare(Duka 60′), Hebaj, Selahi, Ethemi (Rashiti 46′), Kolaj(Spahiu 46′)

Bosnja: Muminoviç, Daniloviç (Hajdareviç 55′), Mihojeviç(Radiliç 72′), Sabanoviç, Kadusiç, Mulahusejnoviç, Dujakoviç(Andusiç 55′), Kuzmanoviç, Cavar, Peco, Osmankoviç

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top