Shpresat e kanë humbur takimin ndaj Bosnjes në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2, në ndeshjen e arbitruar nga Enea Jorgji. Ky ishte një test miqësor për Kombëtaren e drejtuar nga ana e Alban Bushit, për të evidentuar elemente të rinj që mund t’i shërbejnë edhe teknikut italian, Panuçi.
Megjithatë ky i fundit nuk ka luksin e përzgjedhjes nga ky grup lojtarësh, që edhe në ditën e sotme ka treguar një nivel që lë shumë për të dëshiruar. Bosnja ka fituar me dy gola diferencë, duke e administruar gjithçka nga fillimi dhe duke përfituar edhe nga gabimet qesharake të bëra në vendosjen e mbrojtjes. Një tjetër rezultat negativ për Shpresat, të cilat nuk premtojnë aspak me lojën e zhvilluar dhe rezultatet e marra. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/
Minutë pas minute
90’+5′ Përfundon takimi. Shqipëri U-21-Bosnje U-21 0-2.
90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka pesë minuta shtesë.
84′ Një gabim trashanik në vendosjen mbrapa na kushton edhe golin e dytë. Rashiti gabon në vendosje, ndërsa Kuzmanoviç nuk e ka të vështirë të shënojë të dytin. Shqipëri-Bosnje 0-2.
77′ Andujiç i vetëm përballë Selmanit, kërkon të pasojë dhe të nxjerri shokun e skuadrës me portën e boshtatisur, por Duka na shpëton nga goli i dytë.
72′ Zëvendësim i detyruar te Bosnja. Radiliç merr vendin e Mihojeviç.
63′ Tjetër gabim nga ana e mbrojtësave të Shqipërisë, ndërsa kërkohet ndërhyrja e Selmanit për të shpëtuar golin e dytë.
60′ Sërish zëvendësim te Shpresat. Bare largohet dhe vendin e tij e merr Duka.
55′ Zëvendësime nga Bushi. Kallaku dhe Bushaj marrin vendin e Sahitit dhe Malaj.
46′ Nis pjesa e dytë. Rashiti dhe Spahiu merr vendin e Et’hemit dhe Kolaj.
45′ Përfundon pjesa e parë, nuk ka asnjë minutë shtesë. Shqipëri-Bosnje 0-1.
35′ Mala hap një top të bukur në krahun e djathtë të sulmit të Shqipërisë, por krosimi i Et’hemi është për t’u harruar.
27′ Selmani kthehet në hero, teksa ka ndalur Daniloviç në duelin tek për tek, duke i mbajtur ende në lojë Shpresat.
24′ Peço del bukur në krahun e djathtë, por Cake e ka ndalur pasimin në zonë.
19′ Rubin Hebaj i afrohet golit të barazimit, por goditja e tij me kokë ndalet në shtyllë.
11′ Zhbllokohet takimi në “Elbasan Arena”, teksa Dujakoviç i gjendur i harruar përballë Selmanit, nuk e ka të vështirë të gjejë avantazhin. Shqipëri-Bosnje 0-1.
1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojë vendasit.
Shqipëri U-21-Bosnje U-21 0-2 (Dujakoviç 11′, Kuzmanoviç 85′)
Arbitër: Enea Jorgji
Shqipëria: Selmani, Mala(Bushaj 55′), Ceka, Shaba(Krymi 62′), Cake, Sahiti(Kallaku 55′), Bare(Duka 60′), Hebaj, Selahi, Ethemi (Rashiti 46′), Kolaj(Spahiu 46′)
Bosnja: Muminoviç, Daniloviç (Hajdareviç 55′), Mihojeviç(Radiliç 72′), Sabanoviç, Kadusiç, Mulahusejnoviç, Dujakoviç(Andusiç 55′), Kuzmanoviç, Cavar, Peco, Osmankoviç