You are here
Home > Futboll Bota > Lëv e la jashtë liste, Vagner ndërmerr vendimin e dhimbshëm

Lëv e la jashtë liste, Vagner ndërmerr vendimin e dhimbshëm

Sulmuesi i Bajernit, Sandro Vagner, nuk e ka përjetuar aspak mirë lënien jashtë listës së Botërorit nga ana e trajnerit të kombetares gjermane, Joakim Lëv.

Pas derdhjes së lotëve në fushën stërvitore, Vagner ka ndërmarrë vendimin drastik për t’u dorëhequr nga kombëtarja gjemane. Në deklaratën bashkëngjitur vendimit, ai përdorte doza ironie për teknikun Joakim Lëv: “Tani e kam të qartë, që fakti që unë jam një person që i them gjërat siç janë, sinqerisht, hapur dhe drejtpërdrejtë, nuk është në përputhje me stafin e trajnerëve të kombëtares. I uroj shokëve të mi, që të kthehen nga Rusia me trofeun e Kupën së Botës”.

Lënia jashtë liste e Vagnerit erdhi si shumë e papritur, pasi 30 vjeçari ishte prej një viti e gjysmë, një titullar fiks në formacionin e “Die Mannschaft”, ku dhe kishte përligjur besimin e Lëvit me 5 gola në tetë aktivizime. Ecuria e mirë ka bërë që lojtari ta konsiderojë si një “thikë mbas shpine”, vendimin e trajnerit 58-vjeçar.

/Sportekspres

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top