
Gjatë ditës së sotme, Bufon zyrtarizoi largimin nga Juventusi në fund të sezonit, ndërkohë që kanë lindur dilemat e para se kush do të jetë skuadra e radhës për portierin italian.
Skuadra e Bundesligës, Borusia Gladbah, ka postuar një foto në rrjetin social “Twitter”, ku Bufoni prezantohet me shallin e skuadrës gjermane. Sigurisht që kjo ishte një shaka nga ana e klubit, por janë të shumtë tifozët të cilët e kanë besuar këtë lajm.
Disa orë më vonë, nëpërmjet një postimi tjetër, gjermanët kanë sqaruar se ka qenë një shaka, duke u shprehur se numri i personave të cilët e besuan këtë rreng ka qenë shumë i lart. Në fakt, faqja e Gladbahut në “Twitter” njihet për humorin dhe ironinë që përdor, ku shpesh herë përfshihen edhe vetë futbollistë të skuadrës. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/