You are here
Home > Futboll Bota > Kur një shqiptar shkëlqente dhe fitonte çmim para legjendës Van Basten

Kur një shqiptar shkëlqente dhe fitonte çmim para legjendës Van Basten

Po të mos kishte qenë për atë dëmtim të mallkuar, Marco Van Basten sot mund të kishte më shumë “Topa të Artë” se Messi dhe Ronaldo. Gjithsesi holandezi mbetet ndër më të mëdhenjtë e futbollit botëror. Klasi dhe eleganca e tij të mahnitin edhe sot kur shikon videot e asaj që ai bënte në fushën e blertë. Por në moshë të re, një “yll” si Van Basten ishte lënë në hije nga një shqiptar në kampionatin Europian të Finlandës.

Ishte historike për Shqipërinë e 18-vjeçarëve pjesëmarrja në atë event ndërkombëtar në vitin 1982. Pjesë e kuqezinjve ishte edhe Sulejman Demollari, që ka shkëlqyer edhe në Rumani me Dinamo Bucurest. Ish-sulmuesi, tregon fillimisht për kualifikimin në Europian: “Në grumbullimin e parë me kombëtaren e 18-vjeçarëve kishim një arritje historike, pasi u kualifikuam për në Evropianin që u zhvillua në Finlandë. Kualifikimi asokohe ishte me eliminim direkt dhe ne mundëm Qipron në Tiranë me rezultatin 4-0 dhe humbëm atje 2-0”.

Demollari në atë turne fitoi çmimin si mesfushori më i mirë, ndërkohë që në grup kishte Skocinë që në fund u shpall kampione, si dhe Holandën me Van Basten e lojtarë të tjerë që u bënë me zë pastaj. Kuqezinjtë u renditën të fundit në grup, pasi morën vetëm një barazim 1-1 kundër Turqisë. “Tulipanët” i mundën kuqezinjtë 3-1, kurse Skocia 2-0. Demollari në intervistën për “Tiranatoday.com” ka thënë:

“Morëm pjesë për herë të parë në finalet e Evropianit ku kishin në grup Holandën, Skocinë dhe Turqinë. E bukura ishte se të gjitha ekipit rrinin në një hotel dhe ne zhvillonim biseda takime me të gjithë lojtarët. Holanda kishte në përbërje lojtarë që pas dy apo tre vitesh u bënë pjesë të kombëtares së madhe, si Van Basten. Po në atë turne mua mu dha çmimi si mesfushori më i mirë i turneut”. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top