You are here
Home > Futboll Bota > Kur festimet e titullit kthehen në incidente diplomatike (FOTO)

Kur festimet e titullit kthehen në incidente diplomatike (FOTO)

Ndodh që për naivitet apo thjesht për moskokçarje disa festime të titujve kampion shoqërohen me veprime që nuk janë brenda etikës sportive. Kjo ka ndodhur të shtunën në Torino ku nuk munguan ofendimet raciste, si dhe veprimi i turpshëm i Douglas Costa i cili xhiroi një koreografi tifozëve bardhezi të cilët kishin përgatitur një arkivol për Insigne-n. por edhe në vende të tjera. Entuziazmi i tepërt i ka bërë një shaka të hidhur skuadrave, shpesh duke shkaktuar edhe polemika, që janë cilësuar si incidente të mirëfillta diplomatike.

Një prej rasteve më të famshëm përfshin Milan-in. Në festën e fitores së trofeut të Champions League Ambrosini nxjerr një parrullë kundër kolegëve të Inter-it të cilët po atë vit ishin shpallur kampionë. “Titullin futeni në b….”. Sigurisht që klubi zikaltër nuk e pëlqeu këtë mesazh, por gjërat u qartësuan vetëm pas pak ditësh.

Rasti tjetër i përket Serie B. Pasi Verona e tij mundi Salernitana-n në vitin 2011 dhe fitoi promovimin në Serie A, trajneri Mandorlini u entuziazmua shumë. Në ditën e prezantimit të skuadrës për sezonin e ri nisi të këndonte “Terrone ti amo – jugor të dua”. Sigurisht që në federatë nuk e pëlqyen dhe trajneri i Verona-s e nisi aventurën e re i pezulluar.

Një shkëmbim “mesazhesh dashurie” ka ndodhur edhe mes Real Madrid e Barcelona-s në sezonin 2004-2005. Samuel Eto’o ishte qenë protanist gjithë sezonin në fushë, por vendosi të bëhej edhe jashtë saj. “Real cabron, salute el campeon”, këndoi kamerunasi, duke ofenduar skuadrën me të cilën kishte pasur një aventurë në moshën 16-vjeçare. Hakmarrja vonoi, por erdhi sezonin e kaluar, 12 vjet më pas, kur Dani Carvajal ofendon Pique-në me të njëjtën fjalë, “cabron”, që në spanjisht nuk është aspak fjalë e këndshme.

http://v1.eduacdn.com/v01/original/951fa761-f921-43f9-b117-6082553e0513.jpg

Një tjetër incident ka ndodhur gjatë festimeve të Kupës së Botës 2006. Buffon merr një pankartë në duar ku shkruhet “Krenarë që jemi italianë”. Fatkeqësisht aty kishte edhe simbole të të djathtës ekstreme dhe “tsunami” mediatik zgjati për ca kohë.

Në vitin 2010, i mbetur në kujtesën e interistëve për tripletën e famshme, ka edhe një episode jo fort të këdnshëm. Çfarë nuk u shpalos atë ditë, më i veçanti kundër legjendës së Romas. “Totti, gishtin mos e fut në gojë, por në b….”. Pas debateve mes drejtuesve erdhi edhe ai shkelm i famshëm i kapitenit të verdhekuqve ndaj Balotelli-t, festa provokon edhe incidente edhe me Juventus-in e Milan-im. Fatmirësisht gjërat u shuan shpejt, për t’u rihapur sa herë që ka festë…/EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top