Skuadra kampione e Çekisë, Viktori Plzen, është e detyryar të mbështesë Liverpulin në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit të Madridit.
“Liverpolecho.co.uk” tregon se në rast se skuadra e Jurgen Klop të do triumfojë në Champions, skuadra çeke do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve.
E gjitha kjo lidhet me koeficientet e UEFA-s. 10 shtetet me numrin më të madh të klubeve që marrin pjesë direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, e shumë të tjera përmes kualifikimeve.
Çekia në këtë sezon do të marrë pjesë me 2 klube që në eliminatore, ndërsa ekziston një shans që skuadra kampione të kulifikohet direkt në grupe në rast se anglezët fitojnë Championsin.
/Panoramasport