Nuk janë më bashkë në La Liga, por përballjet mes tyre ende nuk kanë shteruar. Ronaldo kthehet në Champions, këtë herë me fanellën e Juventus, skuadrës së cilës i rrëmbeu Kupën e Kampioneve. Nga ana tjetër Mesi është dekoruar me shiritin e kapitenit pas largimit të Iniestas. Por dy yjet e futbollit botëror megjithë ndryshimet e kanë ende të hapur në luftë.
Në ndeshjet e mbrëmshme, Barcelona luajti tenisn me PSV-në ndërsa Mesi shënoi një tjetër hat-trick me katalanasit. Në fazën e grupeve argjentinasi ka arritur 63 gola dhe 8 hat-trick. Nga ana tjetër rivali i tij me ka në arritjet personale 60 gola dhe 7 hat-trick. Nëse Ronaldo do të shënonte sot një tregolësh atëherë lufta do ti ishte akoma edhe më e ashpër mes tyre. Gjithçka pritet të ndodhë por fundin do e mësoj pas ndeshjes Valencia – Juventus sot në mbrëmje./Shqipëria.ch/