
Këtë të hënë u luajt Montreal Impakt-LA Galaksi në kampionatin amerikan dhe si zakonisht kur luan Zllatan Ibrahimoviç, gjithnjë pritet diçka e veçantë.
Këtë radhë asnjë gol, asnjë numër cirku, por një karton i kuq që në pjesën e parë.
Majkëll Petraso e shkeli yllin suedez pa dashje dhe Ibra, duke qenë një legjendë dhe nuk mund të preket aq lehtë, i lëshoi një shpullë që për pak sa nuk e çoi në spital kundërshtarin!
/Sportekspres