You are here
Home > Futboll Bota > Harrojeni Botërorin Rusi 2018, ky është turneu kryesor i vitit

Harrojeni Botërorin Rusi 2018, ky është turneu kryesor i vitit

Në një kohë që Botërori nis në Rusi muajin e ardhshëm, një Kupë Botërore alternative po zhvillohet në Angli. Kupa e Botës CONIFA përfshin 16 ekipe që përfaqësojnë kombe dhe rajone të cilat nuk janë të njohura ndërkombëtarisht, duke përfshirë Abkhazinë, Matabelelandin, Qipron Veriore, Tamil Eelamin, Tibetin dhe Panjabin.

Konfederata e Federatave të Pavarura të Futbollit (CONIFA) ka 47 anëtarë nga e gjithë bota dhe 16 ekipet më të mira kualifikohen për Kupën e Botës. Ata janë të panjohurit e botës, kombet dhe rajonet të cilat për arsye të ndryshme përpiqen të shfaqen në skenën botërore.

Zëdhënësi i CONIFA Kieran Pender deklaroi se Abkhazia, një vend në malet e Kaukazit pranë Detit të Zi, fitoi trofeun në vitin 2016, dhe kryeministri i vendit i hapi rrugë festimeve të çmendura. “Kishte skena të çmendura, kryeministri e shpalli një festë kombëtare, ishte absolutisht e çuditshme”, – deklaroi Pender në një intervistë për “Sputnik”.

Qeveria Abkhaziane u ofrua për të organizuar turneun, por këtë herë fitoi Barawa, një rajon në Somali, dhe për shkak se shumë somalezë nga ajo zonë jetojnë në Londër, u vendos të organizohej në Britani. Turneu është duke u sponsorizuar nga kompania e basteve Paddy Power dhe ndeshjet, të cilat fillojnë të enjten më 31 maj, do zhvillohen në qytetin e Londrës dhe në rrethinat e saj. Duke marrë parasysh rajonet e trazuara nga vijnë disa nga ekipet, ekzistonte frika se Britania e Madhe do të refuzonte të viza për disa lojtarë, por kjo gjë nuk ndodhi.

Vështirësitë për viza në 2015

“Kemi pasur vështirësi në të kaluarën – në Hungari më 2015, disa prej ekipeve, përfshirë Abkhazinë dhe Qipron Veriore, u është mohuar viza”, – deklaroi Pender për “Sputnik”. Pra, plani është për një festival të lavdishëm të futbollit i cili do të kulmojë me finale e datës 9 qershor.

Anëtarët e CONIFA variojnë nga vende të njohura ndërkombëtarisht si Tuvalu dhe Kiribati, të dyja këto ekipe po përpiqen të fitojnë akreditimin zyrtar nga FIFA, në vende dhe rajone që nuk njihen diplomatikisht.

 

Disa prej tyre janë të diskutueshme – për shembull, Tibeti, i cili është një rajon autonom brenda Kinës, Eelam Tamil, i cili u mposht ushtarakisht nga ushtria e Sri Lankës në vitin 2009 dhe Qiproja Veriore, e cila njihet vetëm nga Turqia.

“Ne kemi shtete të shkëputura si Qiproja e Veriut dhe Somalilandi dhe kemi rajone të tjera si Grenlanda dhe Yorkshire, të cilat janë bashkuar së fundmi,” Një nga skuadrat që do të luajnë në Londër do të jetë Koreanët e Bashkuar në Japoni.

“Ata përfaqësojnë koreanët që lanë gadishullin para luftës dhe për këtë arsye nuk janë as Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut,” tha Pender për Sputnik.

“CONIFA është politikisht neutrale, ne nuk mbajmë qëndrim për pozitën e anëtarëve tanë dhe nuk u lejohet të bëjnë shfaqje të hapura politike gjatë ndeshjeve. Është e gjitha për të lënë njerëzit e përjashtuar për shkak të historisë dhe ngjarjeve të fundit, të luajnë futboll”, deklaroi Pender. “Moto jonë është futboll për të gjithë. Është antiteza e FIFA-s”, shtoi ai./EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top