
Një ndër futbollistët më të përfolur gjatë kësaj kohe por jo vetëm, është sulmuesi i Atletiko Madridit, Antouan Grizman, sulmuesi francez kërkohet nga shumë klube europiane, por e ardhmja e tij duket se do të jetë Barcelona.
Para se te hapet merkatoja, Grizman do të luajë ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të sezonit, atë përballë Marsejës për finalen e Ligës së Europës. Në finale do të përballe Atletikoja me Marsejën në Lion, por në fakt, Marseja nuk është një emër i panjohur për Grizmanin, madje atë e lidhin shumë gjëra me kundërshtarin.
Ja disa kuriozitete rreth lidhjes sw Grizmanit me Marsejwn:
1- Fanella e parë futbollistik që Grizman ka pasur në dollapin e tij, është ajo e Olimpik Marsejës, kur sulmuesi ishte ende një fëmijë. “Kur isha fëmijë, isha një tifoz i Marsejës. Fanella ime e parë e futbollit ishte e dyta e Marsejës, e verdha”, thotë Grizman
2- Kujtimet më të bukura, Grizman i ka nga stadiumi i Marsejës, “Velodrome”. “Kur kam qenë fëmijë, pata shkuar njëherë në stadium me një shok dhe me prindërit. E vetmja gjë që mbaj mend nga ndeshja ka qenë një futbollist, Ravaneli, pastaj pjesën tjetër të ndeshjes nuk e pashë sepse shihja vetëm tifozët”, shprehet Grizman.
3- Ndeshjet më të bukura me Francën, i ka në “Velodrome”. “Mund të them se kam shumë kujtime të bukura nga ky stadium. I kam shënuar Shqipërisë dhe Gjermanisë në Europian. Kujtime të bukura”, thotë Grizman
4- Grizman ka pasur qejf skuadrat me “Olimpik”. Ai ishte admirues i Olimpik Lion dhe Olimpik Marsejë.
5- Grizmani i ka mbaruar studimet në qytetin e Marsejës. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/