Tifozët e Liverpulit njihen për dashurinë e tyre ndaj klubit legjendat anglez, dhe në finalen që do të zhvillojnë ndaj Realit në Champions League, po mundohet të mbështesin në çdo formë lojtarët e tyre.
Banderola që ka krijuar njëri prej tyre, përmban edhe tekstin e këngës më të fundit të këngëtares shqiptare, Dua Lipa, e cila do të performojë edhe në ceremoninë hapëse të kësaj finaleje, në Kiev. “Vetëm një puthje mjafton”(One Kiss is all it takes), është titulli i këngës së publikuar së fundmi nga Dua Lipa, në bashkëpunim me DJ-in e njohur, Kalvin Herris.
Në foto bashkëngjitur shkrimit, shihet kapiteni legjendar Stiven Xherard, teksa puth trofeun e fundit të fituar nga Liverpuli në Champions, atë të sezonit 2005.
/Panoramasport