You are here
Home > Futboll Bota > Foto shokuese nga finalja e Kupës së Bullgarisë (FOTO)

Foto shokuese nga finalja e Kupës së Bullgarisë (FOTO)

Këto janë fotografitë që kanë ngjallur neveri dhe që tani po përhapen përtej kufijve të Bullgarisë me shpejtësinë e erës. Të mërkurën në mbrëmje u zhvillua ndeshja finale e Kupës së Bullgarisë mes Levski-t dhe Sllavia-s. Përtej një finaleje kupe, bëhej fjalë për një derbi në arenën “Vasil Levski” të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje.

Por, kur duhej që të dhurohej spekatkël, vëmendja u zhvendos te dy fëmijë të moshës nën 10 vjeç. Njëri nga djemtë kishte pikturuar në trupin e tij shenjën “ACAB” që përkthehet: “Të gjithë policët janë bastardë”. Ndërsa kishte të shkruar dhe fjalën “Hooligan” duke treguar se ishte një ultras i Levski-t të Sofjes.

Ndërsa ultrasi tjetër po 10 vjeç, bashkëmoshatar i tij, në trup ka pasur të pikturuar shenjën e ndaluar famëkeqe të nazizmit, por edhe nënshkrimin “Criminal”.

Të dy janë vendosur në pistën e stadiumit për t’u reklamuar para tifozëve të pranishëm. Por, menjëherë ka ardhur reagimin nga Federata Bullgare e Futbollit dhe Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve (SACP), të cilat kanë nisur një hetim të menjëhershëm për rastin në fjalë.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë përshëndetje naziste, që është një fakt shqetësues për ne”, thotë Stefka Ilieva, një inspektore në SACP, sipas Reuters, që shkruan se djemtë janë në moshën dhjetë vjeçare.

Levski Sofia gjithashtu ka qenë i dënuar më parë për ngjarje të tilla. Në vitin 2012, klubi u gjobit nga UEFA me 30,000 euro pas sjelljes raciste nga mbështetësit e saj në një ndeshje të Europa League.

Një vit më pas, Shoqata Bullgare e Futbollit ka gjobitur Levski-n e Sofjes me 20.000 euro gjobë, pasi mbështetësit e saj festuan në stadium ditëlindjen e Adolf Hitlerit.

Në vitin 2014, klubi u dënua sepse tifozët e tij nëpërmjet banderolave ​​dërguan mesazhin “Vdekje refugjatëve” dhe “Gjaku do të luhet për vendin tonë”. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top