You are here
Home > Futboll Bota > FOTO/ Riberi rinovon me Bajernin, Lorik Cana tallet me francezin: Nuk besoj se…

FOTO/ Riberi rinovon me Bajernin, Lorik Cana tallet me francezin: Nuk besoj se…

Frenk Riberi ka rinovuar zyrtarisht ditën e sotme, edhe për një sezon tjetër me Bajernin e Mynihut.

35-vjeccari, do të qëndrojë deri në sezonin 2019 me bavarezët, duke e çuar 12 në total karrierën me kampionët e Gjermanisë.

 

Francezi e ka lajmëruar edhe në një postim në Instagram arritjen e marrëveshjes për kontratën e re, ku ndër të tjera shkruan në anglisht, se është krenar për këtë njoftim, dhe që do të vazhdojë karrierën me kampionët gjermanë.

Por, një batutë e ka lënë edhe ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, i cili pasi e uron për rinovimin shkruan: “Bravo vëlla. Shënim: nuk besoj se e ke bërë ti këtë shkrimin në anglisht”, duke u tallur kështu me francezin, të cilin e ka pasur edhe shok tek Marseja.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top