You are here
Home > Futboll Bota > Elseid Hysaj me fat, trajner të ri ka Ançelotin

Elseid Hysaj me fat, trajner të ri ka Ançelotin

Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ri i Napolit! Bomba e merkatos vjen nga kryeredaktori i të përditshmes sportive italiane “Corriere De Sport”, Ivan Zazaroni. Ai konfirmon se burime pranë klubit italian dhe vetë trajnerit tregojnë se mes palëve ka një akord për të cilin mbetet vetëm zyrtarizimi.

“I besoj plotësisht burimit tim”, thotë Zazaroni. “Vetëm qëndrimi i Sarrit, i cili ka edhe dy vite kontratë, mund të bllokojë lëvizjen. Gjithsesi, në këtë moment, duket thuajse e pamundur që kjo të ndodhë pasi Sarri është pranë largimit”.

Si presidenti i Napolit, ashtu edhe vetë trajneri Sarri kanë lënë të kuptohet në ditët e kaluara se nuk ndajnë të njëjtin mendim për vazhdimësinë në të ardhmen dhe De Laurentis është i bindur se për të bërë hapin e radhës, klubi i tij duhet të ketë një emër të njohur në stol. Ançeloti është profili perfekt, një emër i cili kërkon që të kthehet përsëri protagonist pas atij largimi të paparashikuar nga Bajerni në fillimin e edicionit. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top