You are here
Home > Futboll Bota > E nxorri nga fusha në lot, Ramos ka një mesazh për Salah

E nxorri nga fusha në lot, Ramos ka një mesazh për Salah

Sergio Ramos dërgoi një mesazh për Mohamed Salah, sulmuesin e Liverpool që humbi pjesën më të madhe të finales së Champions League dhe tani rrezikon dhe Kupën e Botës pas një ndërhyrjhe të mbrojtësit spanjoll.

Ramos u shndërrua në pak minuta në njeriun më të urryer në internet kur përplasi egjiptianin në tokë me një ndërhyrje si në xhudo. Edhe pse Salah u rikthye fillimisht në lojë, më pas u detyrua të largohej pasi nuk përballonte dot dhembjen. Ndërsa në përfundim të ndeshjes ishte vetë trajneri i Liverpool Jurgen Klopp që tha se sulmuesi rrezikonte dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës pasi shpatulla e tij kishte dalë nga vendi.

Por mbrojtësi spanjoll postoi në Twitter rreth orës 2 të natës, një mesazh ngushëllimi për Salah, duke i uruar rikuperim të shpejtë. “Futbolli të mëson me anën e tij më të ëmbël dhe më të hidhur. Të gjithë jemi miq. Shpresoj të rikuperohesh sa më shpejt Salah, e ardhmja të pret”, shkruajti mbrotjësi spanjoll.

Mes shumë zërave kritikë ndaj Ramos, kishte edhe nga ata që e mbrojtën veprimin e spanjollit. “Do të thoja që ishte një veprim mbrojtës i mirë nga Ramos dhe nuk mendoj se ai e bëri me qëllim”, tha Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United. “Nuk mendoj se ishte një ndërhyrje e qëllimshme”, shtoi ish-kapiteni i Chelsea-t Frank Lampard. “Ai iu afrua kundërshtarit siç do të bënte çdo mbrojtës i mirë dhe ndonjëherë në dyluftime ndodh edhe kështu. Mënyra se si air a në tokë ishte e pafat”./EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top