You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Alesando Nesta rikthehet si trajner, do të drejtojë një klub në Itali

E bujshme/ Alesando Nesta rikthehet si trajner, do të drejtojë një klub në Itali

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Ish-mbrojtësi i Milanit, Alesandro Nesta, është shumë pranë zyrtarizimit si trajneri i Peruxhias në Serinë A. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat konfirmojnë se mungon vetëm firma, që Nesta të marr drejtimin e Peruxhias.

Nesta

Klubi italian ka shkarkuar sot trajnerin Breda pas barazimit ndaj Novarës dhe pritet ti besoj “timonin” e skuadrës 42-vjeçarit. Nesta e ndoqi ndeshjen e sotme nga tribuna, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të vij edhe zyrtarizimi.

Nesta ne tribune

Në të kaluarën ish-mbrojtësi ka drejtuar skuadrën e Miamit, ndërsa do të rikthehet në Itali kësaj here si trajner. Skuadra e Periuxhias është duke luftuar për një vend në zonën play-off, ndërsa aktualisht ndodhet në vendin e 8-të.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top