You are here
Home > Futboll Bota > Dikur vlente 50mln Euro, tani shqiptari mund të shitet për “dy lekë” në Premier

Dikur vlente 50mln Euro, tani shqiptari mund të shitet për “dy lekë” në Premier

Dikur kishin shpresa të mëdha për këtë lojtar, por tashmë Schalke është përgatitur që ta lërë të largohet. Bëhet fjalë për Dionis Avdiajn, lojtarin që premtonte shumë dhe të gjithë në Gelsenkirchen prisnin që të bëhej Mesut Ozil dhe Julian Draxler i ardhshëm.

Dikur edhe Liverpool po e ndiqte nga afër zhvillimin e 21-vjeçarit ndërsa Schalke i vendosi një klauzolë marramendëse prej 50 milionë eurosh.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar shumë dhe Avdiaj ka zbritur me kohë nga ‘Olimpi’ sikurse edhe vlera e tij në treg. Mesfushori ka edhe një vit të mbetur në kontratën me klubin gjerman ndërkohë që luan i huazuar te Roda që prej janarit, ku ka shënuar tre gola në 11 ndeshje.

Sipas ‘Daiy Mail’ Schalke nuk ka ndërmend të ndjekë më këtë formulë ne fund të sezonit dhe do ta shesë përfundimisht lojtarin, ku është e gatshme të pranojë edhe një ofertë prej 2,5 milionë paund.

Dhe këtë shumë modeste janë të gatshëm ta paguajnë tre klube të Premier League, Everton, Newcastle dhe Huddersfield, të cilat kanë nisur kontaktet e para me Schalke-n. Avdijaj ka lindur në Osnabruck dhe ka luajtur me Gjermaninë në skuadrat e moshave por më pas zgjodhi të përfaqësojë Kosovën. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top