
De Vrij zyrtarisht tashmë është një lojtar i Interit. Igli Tare është venë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij. Tare njihet për zbulimin e “të panjohurëve” në botën e futbollit, por që në fushë shkëlqejnë.
Piketat e tij kësaj herë janë hedhur në Brazil. Anderson Vital da Silva është emri i ri në krye të listës. Lojtari njihet me emrin e shkurter Dede.
Ai është 30 vjeç, megjithatë ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij Kruziero. Tare kësaj here kërkon një siguri dhe jo më eksperimente.
/Panoramasport