You are here
Home > Futboll Bota > Titullarët më të pazakontë që fituan Championsin nga rastësia

Titullarët më të pazakontë që fituan Championsin nga rastësia

Në teori, finalja e Champions League përfshinë yjet e futbolit botëror. Natyrisht, me kalimin e kohës në finale shfaqen edhe fytyra të panjohur, që në një mënyrë të habitshme arrijnë të fitojnë trofeun më të rëndësishëm evropian.

Ivan Campo

Real Madrid që fitoi Champions League në Stade de France kundër Valencias nuk ishte ende Galaktik, por kishte lojtarë të tipit Raul, Casillas, Morientes, Roberto Carlos dhe kapitenin Redondo. Një ekip aq i fortë por që nuk dinte të mbrohej. Edhe për faktin se në mbrojte kishte… Ivan Campon. Fitoi trofeun e parë në vitin 2001. Në vitin 2002, triumfon përsëri por pa u aktivizuar asnjëherë, përpara se të transferohej tek Bolton, me një karrierë që sigurisht nuk ishte ekzaltuese.

Costinha

Kampion Evrope me një të kaluar në Bergamo. Costinha grumbulloi vetëm 54 minuta në Serie A, gjatë tre sezoneve, por mesfushori fitoi në vitin 2004 Champions League me Porton e Mourinhos. Në vitin 2005 ai u transferua tek Dinamo Moscow.

Herry Kewell

E çuditshme por e vërtetë, në skuadrën e Liverpool që në finale e Stambollit përmbyis Milan-in, aktivizohej edhe një “anonim”. Prej aij momenti, karriera e tij është karakterizuar nga dëmtime që nuk e lejuan që të tregonte potencialin.

Oleguer

I lindur në Katalonjë, mbrojtës i djathtë. Karakteristika që e bëjnë Oleguer të quhej Puyol i ri. Në realitet, me shokun e ekipit nuk kishin asnjë të përbashkët. Dhe këtë gjë e tregoi në finalen kundër Arsenalit, duke mos arritur të ndalojë për asnjë moment Ljundberg që i dha topin Campbell, i cili shënoi golin që hapi ndeshjen. Por pavarësisht kësaj, Oleguer është protagonist në Champions League e fituar nga Barcelona.

Ryan Bertrand

Çfarë është ka më mirë se të debutosh direkt në finale e Champions League? Natyrisht, ta fitosh atë. Kjo është historia e çuditshme e Ryan Bertrand që Roberto Di Matteo e aktivizoi titullar përballë Bayern Munich. Për të, megjithatë, pas fitores, dyert e Chelseat u mbyllën dhe tani aktivizohet me Southampton. /EDS

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top