You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë zhgënjimi për Sadikun! Grumbullohet për të qenë tifoz ndaj Barcelonës

Çfarë zhgënjimi për Sadikun! Grumbullohet për të qenë tifoz ndaj Barcelonës

Ekipi i Levantes do të luajë në ditën e sotme përballë Barcelonës, në takimin e vlefshëm për javën e 37-të të kampionatit spanjoll.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, u rikthye në listën e të grumbulluarve nga trajneri Lopez dhe pritej të ishte i gatshëm për këtë sfidë. Megjithatë trajneri Lopez e ka dërguar në tribunë futbollistin e Kombëtares, duke mos i lënë mundësinë as për ta nisur nga pankina këtë ndeshje.

Sadiku është transferuar drejt Levantes në merkaton e janarit, por ende nuk e ka gjetur golin e parë me këtë fanellë. Për trajnerin Lopez ky futbollist nuk konsiderohet as si një alternativë, prandaj e ardhmja e Sadikut duket larg Levantes në fundin e sezonit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top