You are here
Home > Futboll Bota > Bufonin e josh oferta e PSG-së, ja cili është vendimi i fundit i tij!

Bufonin e josh oferta e PSG-së, ja cili është vendimi i fundit i tij!

Bufon i dha lamtumirën Juventusit, por ende jo futbollit të luajtur. Portieri legjendar italian ka marrë disa oferta, madje edhe nga klube të mëdha në Europë, siç është PSG-ja, apo edhe Liverpuli.

Oferta e francezëve duket më joshëse dhe PSG-ja po e pret Bufonin të vendosë, por ai nuk e ka aspak të lehtë. “Gazzetta dello Sport” bën me dije se portieri ka kërkuar kohë deri në mesin e javës së ardhshme.

Bufonin e intrigon kontrata dyvjeçare dhe pjesëmarrja në Champions, si dhe pagesa prej 7 milionë eurosh në vit. Ideja për një sfidë të re e tundon, por ende Bufon nuk e ka thënë fjalën e fundit për të ardhmen. / Vipsport.al

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top