Pra, zbulimi i rradhës vjen nga Brazili, ku mesa duket ekipi i Corinthians po teston disa uniforma të veçanta për sezonin e ri. Ku qëndron e veçanta? Lojtarët e Corinthians mund të veshin, sezonin e ardhshëm, një fanellë në të cilën sponsori do të shfaqet vetëm kur fanella do të jetë … e djersitur! Gjatë seancave stërvitore të ditëve të fundit, në fakt, disa lojtarë të ekipit brazilian kanë veshur këto uniforma të veçanta: sponsori është pothuajse transparent, dhe, sipas llogaritjeve të ekipit, sponsori– kompania ndërkombëtare Unilever- fillon të jetë plotësisht e dukshme, vetëm atëherë kur lojtarët fillojnë të djersiten.
Një mënyrë për të theksuar rëndësinë e angazhimit gjatë ndeshjes? Një “mashtrim” për t’i bërë lojtarët të vrapojnë më shpejt? Apo thjesht një ide për t’i bërë njerëzit të flasin? Presim t’i shohim zhvillimet e ditëve të ardhshme, nëse kjo do të realizohet, dhe nëse vërtet ekipi Brazilian do të luajë me këtë uniformë, që do të ishte me të vërtetë një risi e bukur në fushën e sportit … /EDS/