You are here
Home > Futboll Bota > Besojeni apo jo, ky lojtar ka refuzuar grumbullimin për Botërorin Rusi 2018

Besojeni apo jo, ky lojtar ka refuzuar grumbullimin për Botërorin Rusi 2018

Dy ditë më parë, trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps publikoi listën me 23 lojtarë që do të marrin pjesë në botërorin 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Lista e paraqitur ishte plot me surpriza, teksa u la jashtë një formacion i plotë me yje, i përbërë nga lojtarë si Alexandre Lacazette, Adrien Rabiot apo Dimitri Payet. Mirëpo siç raportohet nga gazetat e famshme franceze si “L’Equipe” dhe “Le Parisien”, mesfushori i PSG Adrien Rabiot ka refuzuar ftesën për në botëror. Përpara publikimit të kësaj liste nga ana e trajnerit, Rabiot ka diskutuar me Didier Deschamps në lidhje me rolin që do ketë tek kombëtarja dhe mesa duket, 23-vjeçari nuk e ka pranuar të jetë në listën rezervë të botërorit të Rusisë. Ai ka shkruar një letër dhe e ka dërguar tek drejtuesit e federatës franceze të futbollit, ku ka sqaruar gjithçka dhe ka shpjeguar arsyet e vendimit të tij.

Kjo nuk është hera e parë që Rabiot krijon të tilla skena, pasi edhe në Euro 2016 ka shfaqur pakënaqësi. Por edhe me drejtuesit e PSG, lojtari mendohet të ketë konflikte, kjo për shkak se mesfushori kërkon një trajtim tjetër nga ana ekonomike. Ky vendim ka lënë një shije të hidhur tek tifozët dhe ka habitur edhe trajnerin Didier Deschamps, duk vënë jo pak në pikëpyetje edhe te ardhmen e tij, tek kombëtarja Franceze por edhe tek klubi i PSG.Franca do të ndeshet me Australinë, Perunë dhe Danimarkën në grupin C, me shpresën se do të bëjë një rezultat më të mirë se sa çerekfinalet e Botërorit të kaluar./EDS/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top