You are here
Home > Featured > AS ironizon italianët: Juventus ka fituar nga Ronaldo vetëm… fanellat

AS ironizon italianët: Juventus ka fituar nga Ronaldo vetëm… fanellat

Mund të thuhet tashmë që Juventus ka hedhur një bast të rrezikshëm, ndonëse me një prej lojtarëve më të mirë te futbollit. Ronaldo njalli polemika nga kalimi i tij surprizues në Seria A, saqë mendimi i parë i tifozëve bardhë e zi shkoi drejt trofeut të “Champions-it”, Ronaldo e ka fituar 5 herë, di si ta sjell atë kupë në Itali. Pas kësaj nate, ndonëse është ende herët për të dhënë vendime përfundimtare, duket se Ronaldo nuk po paraqitet sin ë Spanjë dhe se Juventusi nuk është Reali i Madritit.

Pas përfundimit të ndeshjes nuk munguan kritikat ndaj sulmuesit portugez. Mes shumë mediave, nga Spanja e përditshmja AS vlerson fitoren e Juventus por me Ronaldon nuk tregohen fort të mëshirshëm. Në një artikull media spanjolle shkruan ndër të tjera se “Juventusi tregoi se Cristiano ka fituar në paketim, në presence”. Pra Ronaldo ka sjell fitime në shitjen e fanellave, në mbushjen e stadiumin dhe në rritjen e entuziazmit mes tifozët. Një fasadë e cila mund të bjerë shpejt, për most ë thënë që ka nisur t’i bien copzat e para./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top