You are here
Home > Futboll Bota > Arrihet marrëveshja, Junajtid shpenzon 90 milionë euro për yllin e zbuluar nga Tare

Arrihet marrëveshja, Junajtid shpenzon 90 milionë euro për yllin e zbuluar nga Tare

Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “The Sun”, Milikoviç-Saviç do të jetë lojtari i ri i Mançester Junajtid. Për të marrë 23-vjeçarin që luan me Lacion, “djajtë e kuq” kanë paguar një shumë prej 90 milionë eurosh.

Tare

Bisedimet kanë nisur që javën e kaluar, por ato janë mbajtur në fshehtësi dhe vetëm sot mediat britanike kane zbuluar për marrëveshjen, e cila do të zyrtarizohet pas përfundimit të kampionatit. Futbollisti serb u zbulua nga drejtori sportiv Igli Tare, dhe të gjitha meritat shkojnë për të. 23-vjeçari është një bast i fituar i Tare. Në këtë sezon ai ka shënuar 13 gola.

Milionkovic-Savic, pritet të bëhet kështu blerja e dytë më e shtrenjtë e historisë së Premier Ligës pas Paul Pogba, të dy lojtarë të ardhur nga Seria A.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top