You are here
Home > Futboll Bota > A do të agjërojë ditën e finales apo jo Salah, vjen vendimi final

A do të agjërojë ditën e finales apo jo Salah, vjen vendimi final

Mohamed Salah nuk heq dorë nga agjërimi, edhe pse e pret një ndeshje e madhe, finalja e Champions League-s me Realin e Madridit, që do të luhet të shtunën në mbrëmje, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. “Ylli” i Liverpoolit, që i përket fesë myslimane, sipas të përditshmes egjiptiane Al-Masry Al-Youm, nga 16 maji ka kufizuar ushqimin, sipas rregullave të muajit të shenjtë të Ramazanit. Por jo vetëm. Nuk mund të pijë alkool dhe as të kryejë marrëdhënie seksuale.

Sportistët myslimanë e kanë mundësinë për ta shmangur agjërimin gjatë muajit të Ramazanit, por jo për Salah, që edhe në të kaluarën i ka qëndruar besnik kësaj praktike fetare. Gjithsesi, në Angli debati mbetet i hapur, sepse, sipas disa dietologëve, agjërimi ndikon direkt në rënien e performancës sportive.

/Supersport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top