Pas një periudhe të suksesshme me kombëtaren shqiptare ku ishte si ndihmës i Xhani De Biazit, ish-trajneri i Sionit, Paolo Tramexani është drejt rikthimit në atdhe, ku pritet të drejtojë një skuadër në Itali.
Bëhet fjalë për ekipin e Breshias që militon në Serinë B italiane dhe sipas “Tutto Mercato Web”, Tramexani ka pasur një takim me drejtuesit e Breshias, por përgjigja nëse do të pranojë apo jo të drejtosh skuadrën, do të jepet pasi tekniku të ketë përfunduar pushimet verore.
Megjithëse ende nuk është marrë një përgjigje, mediat italiane e shohin si një opsion të mundshëm Tramexanin në krye të Breshias dhe në fakt do të ishte një hap i madh në karrierë për 47-vjeçarin. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/