Bufon i dha lamtumirën Juventusit, por ende jo futbollit të luajtur. Portieri legjendar italian ka marrë disa oferta, madje edhe nga klube të mëdha në Europë, siç është PSG-ja, apo edhe Liverpuli.
Oferta e francezëve duket më joshëse dhe PSG-ja po e pret Bufonin të vendosë, por ai nuk e ka aspak të lehtë. “Gazzetta dello Sport” bën me dije se portieri ka kërkuar kohë deri në mesin e javës së ardhshme.
Bufonin e intrigon kontrata dyvjeçare dhe pjesëmarrja në Champions, si dhe pagesa prej 7 milionë eurosh në vit. Ideja për një sfidë të re e tundon, por ende Bufon nuk e ka thënë fjalën e fundit për të ardhmen. / Vipsport.al