Ekipi i Levantes do të luajë në ditën e sotme përballë Barcelonës, në takimin e vlefshëm për javën e 37-të të kampionatit spanjoll.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, u rikthye në listën e të grumbulluarve nga trajneri Lopez dhe pritej të ishte i gatshëm për këtë sfidë. Megjithatë trajneri Lopez e ka dërguar në tribunë futbollistin e Kombëtares, duke mos i lënë mundësinë as për ta nisur nga pankina këtë ndeshje.
Sadiku është transferuar drejt Levantes në merkaton e janarit, por ende nuk e ka gjetur golin e parë me këtë fanellë. Për trajnerin Lopez ky futbollist nuk konsiderohet as si një alternativë, prandaj e ardhmja e Sadikut duket larg Levantes në fundin e sezonit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/