You are here
Home > Futboll Bota > Vdekja e Astorit, ja se çfarë i kërkojnë mjekët ligjorë Prokurorisë

Vdekja e Astorit, ja se çfarë i kërkojnë mjekët ligjorë Prokurorisë

Do të duhet edhe një muaj për të dorëzuar ekspertizën mjekësore të vdekjes së Davide Astorit. Mjekët ligjorë, Karlo Moreski dhe Gaetano Thiene, të cilët ishin ngarkuar për të kryer autopsinë e trupit të kapitenit të Fiorentinës, i kanë kërkuar prokurorisë edhe një shtyrje prej 30 ditësh për të zhvilluar teste të tjera.

davide astori

Astori u nda nga jeta në mënyrë të papritur në dhomën e tij të hotelit më 4 mars në Udine. 31-vjeçari ndodhej në grumbullimin e skuadrës në vigjilje të ndeshjes së kampionatit kundër friulanëve.

Përgjigjja e parë e autopsisë, e bërë vetëm dy ditë pas ngjarjes, kishte identifikuar si shkakun e vdekjes një “arrest kardiak pa prova mikroskopike, ndoshta për shkak të bradiaritmisë”. Me pak fjalë, zemra e Astorit ndali së punuari për shkaqe ende misterioze.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top