You are here
Home > Futboll Bota > Senzacion, skuadra që u themelua nga tifozë të Barcelonës ngjitet në Primera Division

Senzacion, skuadra që u themelua nga tifozë të Barcelonës ngjitet në Primera Division

Ekipi i Hueskas për herë të parë në historinë e tyre do të garojnë në Primera Division pas fitores ndaj Lugos në javën e 40-të të Segunda Division. Kështu, dy javë përpara përfundimit të kampionatit ata siguruan një vend për në elitën e futbollit spanjoll.

Klubi i Hueskas bën pjesë në provincën Aragon dhe është formuar në vitin 1960 nga tifozë të Barcelonës, ndërsa ndeshjet i zhvillon në stadiumin “El Alcoraz” me një kapacitet prej 5.500 vende ndërsa trajner është ish-asistenti i Barcelonës Rubi.

Hueska është klubi i dytë nga provinca Aragon që do garojë në Primera Division pas Real Zaragozës.

/Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top