You are here
Home > Featured > Objektivi Europë, derbi i shqiptarëve vendos fatet e sezonit

Objektivi Europë, derbi i shqiptarëve vendos fatet e sezonit

Tomas Strakosha dhe Etrit Berisha. Kristian Panuçi ka luksin që t’i ketë të dy, ndërsa Simone Inzagi dhe Xhampiero Gasperini kanë luksin që t’i aktivizojnë çdo javë. Trajneri i Kombëtares shqiptare tha se do të aktivizojë një herë njërin dhe një herë tjetrin në ndeshjet miqësore, ndërsa kur Shqipëria të luajë ndeshjet zyrtare, do ta ketë zgjedhur se kujt do t’i besojë. E deri në momentin që kjo datë është e largët, dy portierët duan të bëjnë detyrën me skuadrat e tyre në kampionatin italian.

strakosha

DERBI I SEZONIT

Ditën e diel në “Olimpico” të Romës do të luhet ndeshja mes Lacios dhe Atalantës, e cila vlen më shumë se sa 3 pikë. Është një duel i rëndësishëm që përcakton fatet e këtij sezoni për të dyja skuadrat. Lacio kërkon një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa Atalanta për të luajtur sërish në Ligën e Europës. Në portat respektive do të jenë dy portierët shqiptarë, dy miq-rivalë. Një ndalesë në këtë sfidë mund t’i nxjerrë të dy jashtë objektivave, pasi kundërshtarët duan të përfitojnë nga ndonjë hap fals i tyre.

etrit berisha

KRAHASIMI

Fakti që luan në një skuadër më të fortë dhe që lufton për objektiva më madhorë (Lacio) ka bërë që Strakosha në këtë sezon të ketë statistika më të mira sesa Berisha. Nisur që nga numri i ndeshjeve të luajtura, 35 kundër 29 dhe minutave të akumuluara. Po ashtu Strakosha është më i saktë me pasime (72% kundrejt 62%). Numri një i Lacios është vlerësuar gjithmonë dhe e ka pikë të fortë pasimin. Ai ka dhënë gjithashtu pasime më të gjata e të sakta se sa Etrit Berisha. Nota mesatare për ndeshje që ka Tomas është gjithashtu më e lartë.

Gardiani i Lacios ka bërë më shumë pritje gjatë këtij sezoni në Serinë A, por në fakt nuk është shumë lart, pasi aty gjenden portierët e skuadrave të vogla që kanë më shumë punë nga të tjerët. Strakosha është i 12-ti me 3 pritje për ndeshje, ndërsa Berisha i parafundit me 2.2 pritje për ndeshje. Statistika, të cilat thonë diçka, por kurrsesi nuk të japin siguri për të bërë një parashikim për rezultatin e kësaj sfide. Europa e madhe dhe ajo e vogël për Lacion dhe Atalantën kalon nga duart e dy shqiptarëve.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top