You are here
Home > Futboll Bota > Një shembull që mund të ndiqet nga shqiptarët, Valero: Pavarësisht kërkesave, zgjodha Kombëtaren time

Një shembull që mund të ndiqet nga shqiptarët, Valero: Pavarësisht kërkesave, zgjodha Kombëtaren time

Mesfushori i Interit, Borja Valero ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle, ku ka folur në lidhje me të ardhmen e tij por pa harruar të përmendë edhe të kaluarën, kur kishte mundësi të zgjidhte Kombëtaren për të cilën do të luante.

Ai ka shprehur dëshirën që të rikthehet edhe njëherë tjetër te Real Madridi, por nuk ka përjashtuar mundësinë që mund të luajë për një skuadër tjetër në kampionatin spanjoll. Lënien jashtë të Ikardit nga Sampaoli, Valero e konsideron si një humbje për Argjentinën.

“Në fillim mu dha mundësi që të vishja fanellën e Italisë, por unë jam spanjoll dhe si i tillë nuk mund të pranoja kurrsesi një fanellë tjetër. Dëshirë kam që të luaj sërish në kampionatin spanjoll dhe nuk do të ishte keq nëse do luaja për çdo skuadër atje, megjithëse ëndërr për mua është rikthimi te Real Madridi.

Ikardi? Paragjykimet në futboll janë shtuar shumë kohë e fundit dhe nuk vlerësohesh për atë që je në fushën e blertë. Lënia e tij jashtë më duket si diçka jo e mirë, por më shumë e konsideroj si një humbje të Argjentinës”, u shpreh Valero për “Marca”. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top