You are here
Home > Futboll Bota > Nga “parajsa në ferr” Mauro Icardi merr lajmin e hidhur

Nga “parajsa në ferr” Mauro Icardi merr lajmin e hidhur

Argjentina ka publikuar listën me lojtarët e thirrur për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është lënë jashtë listës së 23 lojtarëve nga trajneri Jorge Sampaoli. 25-vjeçari ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer për zikaltrit, duke shënuar 29 gola për klubin dhe vendin këtë sezon, por sërish nuk e ka bindur trajnerin e “Albiceleste”. Icardi nuk e ka marrë veten akoma nga gëzimi pas fitores së Interit kundër Lazio, që i mundësi kualifikumin në Champions League, megjithatë tani trishtimi do ta kaplojë pas vendimit të marrë nga Sampaoli, që e la jashtë skuadrës për sulmuesin 22-vjeçar të Boca Juniors, Cristian Pavon.

Lionel Messi do të kërkojë që të fitojë një trofe me kombëtaren argjentinase duke humbur tri finale të njëpasnjëshme. Nicolas Otamendi dhe Sergio Aguero nga Manchester City dhe Manuel Lanzini i West Ham përfaqësojnë Premier League për gjigantët e Jugut. Angel Di Maria dhe Javier Mascherano dikur ishin pjesë e kampionatit anglez. Argjentina do të përballet në Grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë, dukshëm një short i lehtë. /EDS/

Ja skuadra e plotë e Argjentinës:

Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Willy Caballero (Chelsea), Franco Armani (River Plate)

Mbrojtës: Gabriel Mercado (Sevilla), Cristian Ansaldi (Torino), Nicolas Otamendi (Manchester City), Federico Fazio (Roma), Marcos Rojo (Manchester United), Nicolas Tagliafico (Ajax), Marcos Acuna (Sporting Lisbon)

Mesfushorë: Javier Mascherano (Herbei China Fortune), Eduardo Salvio (Benfica), Lucas Biglia (AC Milan), Giovani Lo Celso (Paris Saint-Germain), Ever Banega (Sevilla), Manuel Lanzini (West Ham United), Maximiliano Meza (Independiente), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain), Cristian Pavon (Boca Juniors)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Paulo Dybala (Juventus), Gonzalo Higuain (Juventus), Sergio Aguero (Manchester City)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top