You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Ndryshim brezash te Shqipëria U21, grumbullohet sulmuesi i Sasuolos

Ndryshim brezash te Shqipëria U21, grumbullohet sulmuesi i Sasuolos

Stafi i përfaqësueses Shpresa duket se ka filluar të mendojë për ndryshimin e brezave dhe afrimin e një grupi më të ri lojtarësh i cili do të përballojë eliminatoret e ardhshme të Europianit të kësaj grupmoshe. Në fund të majit dhe fillimit të qershorit, kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë tre miqësore dhe trajneri Alban Bushi ka përzgjedhur emra të rin për t’i parë në veprim dhe për të nisur punën për edicionin e ardhshëm, meqë në këtë aktual, kalimi i turit është si zakonisht i pamundur.

Një prej emrave të rinj të grumbulluar është ai i sulmuesit 18-vjeçar të Sasuolos, Aristidi Kolaj. Futbollisti aktivizohet rregullisht me të rinjtë e Sasuolos dhe në kampionatin e kësaj grupmoshe, ka qenë shqiptari i cili ka gjetur më rregullisht rrugën e rrjetës. Ai ka shënuar 9 gola në 25 ndeshje me Sasuolon duke lënë pas emra shumë më të njohur apo lojtarë të cilët në të kaluarën kanë grumbulluar rregullisht me përfaqësueset e moshave.

Lojtari do të bëhet pjesë e përfaqësueses që nga data 24 maj. Më datë 28 maj do të luhet ndeshja e parë ndaj Bosnjë Hercegovinës, ndërsa në datat 5 dhe 8 qershor do të luhet ndaj Bjellorusisë, takime të cilat zhvillohen të gjitha në Shqipëri. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top