You are here
Home > Futboll Bota > E pabesueshme: shënon gola sa Messi, por nuk shkon në Botëror!

E pabesueshme: shënon gola sa Messi, por nuk shkon në Botëror!

Çfarë bën zakonisht një qendërsulmues? Shënon gola. Por një sulmues brazilian? Eh, prej disa vitesh nuk shkon tamam kështu. Jemi mësuar të shohim lojtarë brazilianë që shënojnë gola me bollëk, por në vitet e fundit Brazili po vuan për të gjetur një makineri golash, duke u fokusuar te një tjetër lloj sulmuesi, më eklektik dhe më pas lojtar zone. Dhe duke harruar kështu thuajse totalisht shkollën që ka prodhuar, sa për të përmendur emra, lojtarë si Pelè, Ronaldo dhe Romario. Një tendencë që ka goditur edhe trajnerin e kombëtares, Tite, i cili ka preferuar të marrë me vete në Botëror një mesfushor krahu që mund të luajë edhe në sulm si Taison dhe të lërë në shtëpi të gjorin Jonas.

BOMBERI I EVROPËS – Përse sulmuesi i Benfica-s duhet të kishte marrë një biletë për në Rusi? Mbase ngaqë është sulmuesi më i mirë në Evropë me 34 gola të shënuar në kampionatin portugez. Shumë gola, aq sa Leo Messi, më shumë se Salah, Kane dhe Ronaldo. Por që nuk i shërbyen aspak.

Primeira Ligan e fitoi Porto, “Këpucën e Artë” e fitoi “Pleshti” për shkak të koeficientit më të ulët që ka kampionati portugez dhe në fund nuk erdhi as ftesa për në Botëror, me trajnerin Tite që përveç Taison-it preferoi dy sulmues të tjerë si Gabriel Jesus dhe Firmino. Sigurisht, një zgjedhje e kuptueshme duke parë emrat e konkurrentëve, por është vërtetë e çuditshme që golashënuesi më i mirë i kontinentit të vjetër të mbetet jashtë një Botërori.

BEFASIA – Në listën me 23 emra, Brazilit i mungon sulmuesi me instinkt “vrasës”, siç e tregon edhe mesatarja e më shumë se një goli për ndeshje të Jonas, shumë më e lartë se ajo e lojtarit të Man. City dhe se e sulmuesit të Liverpool. Mase në fund Tite dhe djemtë e tij mund t’ia dalin të çojnë në shtëpi Kupën e Botës, por është e qartë se sezoni i bomberit të Benfica-s, 34 vjeç, meritonte mbase një finale më të bukur. Një udhëtim në Botëror, edhe si rezervë, ndoshta duke sakrifikuar dikë që është thirrur sa për numër.

Por nuk ndodhi dhe Jonas mori një surprizë të hidhur. Nëse do të vendoste të përdorte pasaportën e tij të dytë gjithsesi do të ishte përballur me disa probleme. E para, sepse 9 prezencat me fanellën e Brazilit nuk e lejojnë të luajë me një tjetër kombëtare. E dyta? Eh, që pasaporta e tij e dytë është… italiane!/EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top