
Me shumë bujë u transferua Fiorin Durmishaj te Olimpiakosi, pas atij gjysmë sezoni shumë të mirë që kaloi me Panionosin. Shumë pritej nga ky sulmues, që iu fut një rruge të gabuar, ndërsa refuzoi edhe Shqipërinë për të shkuar te Greqia. Asnjë minutë të vetme nuk ka luajtur në ndeshje zyrtare me helenët, ndërsa së fundmi është përjashtuar nga lista sa i përket dy takimeve të radhës. Por nuk mbaron këtu zhgënjimi për Durmishajn.
Ky i fundit do të largohet nga Olimpiakosi dhe nuk do t’i jepet një shans besimi që të tregojë aftësitë e tij me këtë fanellë, të paktën për një sezon. Sulmuesi ka bërë gati valixhet dhe sot do të niset te skuadra e re, Bevereni. Ekipi që ndodhet në vendin e fundit të Belgjikës me 1 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura, do ta ketë në huazim Durmishajn për një sezon, por nuk ka të drejtë mbi blerjen e kartonit të tij. /Shqiperia.ch/