
Pak ditë më parë, skuadra e Andërlektit pushoi nga puna numrin një të pankinës së saj. Kjo ndodhi për shkak të rezultateve të dobta që ka marrë skuadra belge, ku sidomos humbja në sfidën e fundit përballë Carcle Brugge, i kushtoi rëndë trajnerit të tyre.
Pjesë e Andërlekt është edhe mesfushori shqiptar, Kristal Abazaj, teksa arriti të transferohej tek kjo skuadrë që verën e shkuar, ndërsa vetëm fundjavën që shkoi arriti të debutante. Përsa i përket emrin të trajnerit që mund ta marrë këtë ekip, në mediat belge është aluduar shumë kohët e fundit. Tashmë është thuajse zyrtare, që numri një i pankinsë së ekipit belg të Andërlektit pritet që ta marrë hollandezi De Boer.
Legjenda hollandeze më parë ka drejtuar shumë ekipe me emër, si Interi i Mlanos, Ajaksi, madje ka qënë pjesë edhe tek kombëtarja hollandeze. Ajo çka vihet re tek ky trajner, është se De Boer dëshiron të luajë me djem të rinj dhe me të ardhme. Kjo është një mundësi e mirë për Kristal Abazajn, teksa me shumë gjasa, nën drejtimin e De Boer, do të kemi mundësinë ta shohim më shpesh në fushën e lojës, ndërsa sipas vetë trajnerit në fjalë, gjithçka mund të mbyllet për Krishtlindje. /Shqiperia.ch/