You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zyrtarizimi pritet brenda këtyre 24 orëve, ja lëvizja e Arijanet Muriqit që lë Manchester Cityn

Zyrtarizimi pritet brenda këtyre 24 orëve, ja lëvizja e Arijanet Muriqit që lë Manchester Cityn

Arijanet Muriqi pritet që të largohet nga Manchester City, për të nisur një tjetër aventurë të re në sezonin e ardhshëm. Portieri shqiptar do të kalojë si huazim te Notingham Foresti, që luan në “Championship”.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga mediat angleze, transferimi duhet të kryhet brenda këtyre 24 orëve. Megjithëse një lëvizje e tillë është përfolur prej kohësh, ajo që e ka penguar disi, është shkarkimi i menaxherit të klubit, Martin O’Neill. Drejtues të këtij klubi e kanë ndjekur Muriqin në takimin e Kosovës ndaj Bullgarisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top