Arijanet Muriqi pritet që të largohet nga Manchester City, për të nisur një tjetër aventurë të re në sezonin e ardhshëm. Portieri shqiptar do të kalojë si huazim te Notingham Foresti, që luan në “Championship”.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga mediat angleze, transferimi duhet të kryhet brenda këtyre 24 orëve. Megjithëse një lëvizje e tillë është përfolur prej kohësh, ajo që e ka penguar disi, është shkarkimi i menaxherit të klubit, Martin O’Neill. Drejtues të këtij klubi e kanë ndjekur Muriqin në takimin e Kosovës ndaj Bullgarisë. /Shqiperia.ch/