You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtarizimi i “Arenës Kombëtare” nga UEFA më shumë një formalitet, ja e vërteta e jehonës së fundit

Zyrtarizimi i “Arenës Kombëtare” nga UEFA më shumë një formalitet, ja e vërteta e jehonës së fundit

Në media sportive ka qarkulluar një lajm në orët e fundit se UEFA nuk e ka dhënë zyrtarizimin për zhvillimin e takimit mes Shqipërisë ndaj Francës në “Arenën Kombëtare”. Faktikisht në këtë rast është bërë shumë zhurmë për asgjë.

Sigurisht që kjo ishte mëse e pritshme dhe ka llogjikën e saj. Prej muajsh FSHF ka njoftuar se konfirmimi i UEFA-s do të vijë në ndeshjen inaguruese të “Arenës Kombëtare”. Bëhet fjalë pikërisht për përballjen mes Apolonisë dhe Vllaznisë për femra, atje ku do të thuhet edhe fjala e fundit duke e parë stadiumin delegatët e UEFA-s nga afër.

Por kjo fjalë do të jetë tërësisht formale, pasi përballja me francezët do të luhet pikërisht në kryeqytet. “Nëse shqiptarët shpërndajnë ftesat, atëherë ka gjithmonë dasmë”, do të shprehej presidenti i FSHF-së, Armand Duka, për të përmbyllur këtë histori.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top