You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zyrtare/ Uefa konfirmon: Vetëm dy klube Kosovare do të marrin pjesë në europë

Zyrtare/ Uefa konfirmon: Vetëm dy klube Kosovare do të marrin pjesë në europë

Në një dekaratë e ardhur në zyrat e FFK nga organi më i lartë drejtues i futbollit në Europë, UEFA,  ka bërë me dije se nga kampionati i Kosoves do  të jenë vertëm dy klube të cilat  do të marrin pjesë  në fazën e eleminatoreve për ligat e europës. UEFA bën ndryshime çdo 3 vjet për ekipet që marrin pjesë në këto eleminatore.

“Cikli i prezantimit të klubeve në garat e UEFA-s ndryshon çdo tri vite, prandaj përkundër rezultateve pozitive të klubeve të Kosovës në kampanjën e fundit të ndeshjeve në garat e UEFA-s dhe kërkesës së FFK-së për shtimin e të paktën një klubi në garat ndërkombëtare, ai ndryshim nuk ka reflektuar menjëherë, por efektet mund të ndodhin në vitet në vijim. Të shpresojmë se një gjë e tillë do të ndodhë por kjo varet shumë nga paraqitja e skuadrave të Kosovës në këto dy gara prestigjioze”, shkruan FFK.

Ekipi që do të dalë fitues i kampionatit, do të marrë pjesë në ndeshjet eleminatoret e “Champions Ligë”, për të arritur deri në fazën e grupeve. Ndërsa ekpi që do të dalë fitues i kupës së Kosovës, do të marrë pjesë në eleminatoret e kompedicionit “Europa Ligë”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top