
Ibrahim Dreshaj ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, teksa ka lënë Suedinë për të shkuar te Herenveni në Hollandë. Kontrata është firmosur, me mbrojtësin 22-vjeçar që ka bërë të njëjtin kalim si Zeneli, për të shkuar nga Elfsborgu te Herenveni.
Futbollisti në fjalë ka luajtur thuajse për gjithë grupmoshat e Suedisë, ndërsa tani do të luajë në një prej elitave europiane të futbollit, “Eredivisie”. Në bazë të informacioneve tona, Dreshaj mund të vij te Shqipëria, vetëm nëse ftesa i vjen direkt nga Panuçi.
Pra dëshira e tij e hershme ka qenë vetëm një thirrje e menjëhershme nga Kombëtarja A e Shqipërisë, pa kaluar te moshat. Megjithëse një gjë e tillë është në dukje e padrejtë, një kalim i tillë i këtij lojtari, na bën që të kthejmë vështrimin nga Hollanda për të parë sesi do të rrjedhi situata. /Shqiperia.ch/