
Nëse Izraeli arrin të fitojë në një takim, atëherë me patjetër që një dorë aty vjen edhe nga Eran Zahavi.
Shqipëria e di më së miri këtë gjë. E vuajti përpara disa kohësh në “Elbasan Arena”, atje ku sulmuesi izraelit arriti të luante edhe me nervat e një gjakftohti, si Etrit Berisha. Gjithashtu edhe në takimin e fituar nga Shqipëria me rezultatin 1-0 përpara vetëm pak kohësh, për aq kohë sa u gjend në fushën e lojës, Zahavi është lojtari më i rrezikshëm i kundërshtarëve.
Me largimin e tij në pjesën e dytë, Izraeli ra në lojën sulmuese. Zahavi pësoi një dëmtim në atë takim, nga i cili nuk po gjen ende shpëtim. Kundërshtarët e Shqipërisë në takimin e 14 tetorit e kishin grumbulluar sulmuesin e tyre, duke shpresuar në një rikthim të tij deri në takimin ndaj kuqezinjve.
Megjithatë, tashmë është zyrtare. Zahavi nuk ka asnjë përmirësim dhe sipas asaj që raportojnë mediat izraelite, tashmë sulmuesi është fshirë nga lista e Izraelit. /Shqipëria.ch/