
E çfarë dhurate më e bukur mund të ishte për trajnerin Ernest Gjoka te Shkëndija e Tetoës, veçse një lojtar i kalibrit të lartë? Sigurisht, asgjë më shumë sesa Valon Ahmedi. Vetëm para pak minutash, ekipi shqiptar i Tetovës ka zyrtarizuar afrimin e këtij futbollisti.
Më herë ky lojtar ka qenë edhe pjesë e Kombëtares, ndërsa veçohet për aftësitë e mia të driblimit dhe krosimet. Ahmedi ka luajtur edhe në grupet e “Champions League”, duke pasur shumë vlerësime të mira te Maribori. Pra, një element me shumë eksperiencë dhe përvojë që do t’i jap një ndihmë të madhe Shkëndijës për objektivat që ka në këtë sezon.