
Nëse në Shqipëri ke thënë “njeriu i shtyllave”, atëherë sigurisht që të gjithë e dinë më së miri që bëhet fjalë për Sokol Cikalleshin. Aq shumë herë e goditi shtyllën gjatë kualifikueseve të Europianit të Francës, aqsa iu shndërruar në makth edhe vetë lojtarit.
Cikalleshi po shkonte në mënyrën më të mirë me karrierën e tij, derisa nënshkroi në Turqi. Atje nisi edhe tatëpjeta e tij, ndërsa së fundmi ka ardhur zyrtarisht edhe largimi i tij nga Goztepe. Këta të fundit e kanë ndërprerë marrëveshjen për një huazim të mëtejshme me sulmuesin shqiptar.
Ky i fundit ka shënuar me fanellën e kësaj skuadre vetëm në Kupë dhe miqësore. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me karrierën e këtij futbollisti, që duke parë edhe afrimet e reja te Shqipëria, e rrezikon seriozisht fanellën e Kombëtares. /Shqiperia.ch/